Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Ke dëgjuar Luli ti ç’bëmë ne për Shqipëri???

Nga Media 0

Ka qenë një vjershë në tekstet shkollore në kohën e komunizmit që ishte e detyruar të mësohej përmendësh. Ishte nga ato vjershat tipike të propagandës së kohës, por që duket se i shkon kaq përshtat personazheve të sotme të elitës që drejton Shqipërinë pluraliste.

Ke dëgjuar Luli ti ç’bëmë ne për Shqipëri?

Se me kë luftuan tanët, kë goditën partizanët?

Dhe këtu hyn Luli

Italianët dhe gjermanët, ballistët dhe tradhëtarët

Ke dëgjuar Luli ti …

vazhdojnë më pas disa pyetje nga mësuesi e po ashtu përgjigjet e prera dhe bindëse nga Luli.

Sot, prapë Luli në rolin e nxënësit, vetëm përgjigjet dhe pohon atë që i diktojnë mësuesit. Luli pranon, kur i thonë të pranojë e kundërshton, kur i thonë kundërshtoje paketën për zgjidhjen e krizës politike. Kështu Luli “i vocërr” ( jo ai i Migjenit), ka marrë në dorë rolin e madh të për të mbajtur gjallë krizën me tutorë Edi Ramën e Sali Berishën, pa pikën e idesë se çfarë është duke bërë. Ja kështu Luli i vockël bën rolin e madh të tipit të “të fortit” duke pohuar çdo konstatim që i vjen nga mësuesit e tij, se kështu jua do puna …

Luli është në çadër e nuk e ka idenë çfarë ndodh përreth e kur e  pyesin mësuesit: “Ke dëgjuar Luli ti, ç’bëhet nëpër Shqipëri???? Joooooo as e kam idenë”, përgjigjet Luli.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej