Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Kaurma në Saç, tradita e çobenëve të Karaburunit

Nga Media 0

Kaurmaja është nga gatimet speciale që pasuron me shijen e saj kulinarinë shqiptare.

Një gatim i përgatitur prej dekadash në Shqipëri, receta e të cilit është trashëguar brez pas brezi, e që edhe sot të mrekullon me shijen fantastike që ka.

Kaurmaja është një traditë e krahinave të jugut të vendit, kryesisht Vlorës dhe fshatrave të saj.

Konkretisht në Shqipëri, ky gatim është një traditë e vjetër e çobenëve të zonës së Karaburunit.

Ata përzgjidhnin mishin e kecave apo qengjave të njomë sidomos gjatë stinës së pranverës.

Mësohet se pasi e gatuanin në saç, çobenët i hidhnin kaurmasë ajkë dhe më pas e vendosnin mbi kuleçë të pjekur në prush.

Kjo recetë është e plotë në përbërës, shije, vlera ushqyese gjithashtu dhe mund të përgatitet lehtë në shtëpi.

Mishi, perimet dhe erëzat në një kombinim perfekt dhe të gatuara mjeshtërisht ashtu siç amvisat tona gatuajnë shndërrohen në një pjatë ideale veçanërisht për vaktin e drekës.

Në përgatitjen e kaurmasë perimet përzgjidhen sipas dëshirës. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së kaurmasë krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Kaurmasë në Shtëpi

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

500 tul mish qengji, keci ose viçi (Nëse preferoni në vend të mishit mund të përdorni edhe të përbrendshme)

1 patate

1 karrotë

1 kokërr qepë

1 lugë salcë domate

Kripë

Piper

2-3 gjethe dafine

1 spec i vogël jeshil djegës

2 lugë gjelle gjalpë i freskët

Ajkë qumështi ose pak djathë të bardhë të thërmuarr

Përgatitja

Pastrojmë të gjitha perimet që përzgjedhim me ujë të bollshëm, u heqim lëkurën dhe i presim në kubikë jo më të vegjël se një kokërr are.

Pastrojmë mishin dhe e presim gjithashtu në kubikë, jo më të vegjël se një kokërr are.

Qepën, specin i grijmë hollë përmes një thike.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë gjalpin dhe e lëmë sa të shkrijë por jo të skuqet.

Për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit.  

Shtojmë në tenxhere qepën e grirë hollë, e kaurdisim derisa të zbutet, më pas shtojmë perimet e prera në kubikë.

Shtojmë specin djegës gjithashtu si dhe salcën e domateve dhe i kaurdisim.

Shtojmë kubikët e mishit, kripën, gjethet e dafinës dhe piperin e zi.

I kaurdisim të gjitha bashkë.

Më pas shtohen 2-3 gota dhe lihet të ziejë përreth me zjarr shumë të ngadaltë.

Gjella duhet të mbetet me pak lëng.

Kur shërbehet i hidhet sipër pak ajkë qumështi ose djathë i bardhë i thërrmuar, majdanoz ose koper e grirë holllë.

Ky gatim shoqërohet me pilaf dhe sallata të freskëta të stinës.

Kaurma në Saç – Tradita e Çobenëve të Karaburunit

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej