Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“Kaubojsi” braktis mazhorancën, i bashkohet çadrës së Lulzim Bashës

Nga admin 0

Eduard Ndocaj: Bashkohem me opozitën sepse PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale

Çadra e opozitës është shtuar sot me një banor të ri. Është deputeti Eduard Ndocaj, i cili ka vendosur ta braktisë mazhorancën për t’iu bashkuar opozitës për “kauzën e zgjedhjeve të lira”.

Përmes një deklarate për mediat, Ndocaj ka publikuar edhe arsyet e lëvizjes së tij politike.  “Opozitar, me bazë të gjerë, pa dallime ideoligjike dhe pa interesa të ngushta e personale pushteti është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. PBDKSH është e vendosur për të dhënë kontributin e saj. PBDKSH ka prioritet dekriminalizimin e listave, ndalimin e personave të inkriminuar që të mos përfshihen në fushatë elektorale. PBDKSH është vendosur të qendrojë e palëkundur për betejat e Demokracisë”, thuhet në deklaratën e PBDSH”, njofton Ndocaj.

Tani që kaubojsi i bashkohet çadrës, Basha me siguri do ta ketë më të lehtë betejë përballë Ramës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej