Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Katastrofa në Genova, vdes i riu shqiptar. Familjarët: Po shkonte në punë, kur u shemb ura

Nga Klodiana 0

Një shqiptar mes viktimave të Genovas. Mësohet se viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku. Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.

Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar. Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. Bëhet me dije se Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.

Ndërkohë nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.

Dyshohet se mes njerëzve që ndodheshin në urë ka edhe shqiptarë të tjerë të zhdukur por ende nuk është e konfirmuar.

Deri tani janë 35 viktima nga katastrofa në Genova, 3 prej të cilëve fëmijë. 5 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.

/Balkanweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej