Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Kashar/ Mbillen 500 pemë, Veliaj: Do ta bëjmë park urban

Nga Skenderi 0

Kyrtari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ishte i pranishëm në zonën e Kasharit ku u mbollën 500 pemë në kuadër të projektit të “Pyllit Orbital”.

Teksa prezantoi projektin e ri në liqenin e Kasharit, Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin liqenin. Sipas tij ka vetëm dy mënyra për të pastruar ajrin e qytetit.
“Me situatën ku gjendet sot Tirana, me një milionë banorë, 200 mijë makina, me kaq shumë urbanizim, kemi vetëm dy mënyra se si të ecim përpara për pastrimin e ajrit në Tiranë: së pari, duke e mbushur me gjelbërim, që është ajo se çfarë po bëjmë sot, së dyti duke inkurajuar më shumë ata që ecin, hapësirat pedonale, ata që përdorin biçikletat dhe transportin publik”, tha Veliaj.

Githashtu  Veliaj tha se zona e liqenit artificial të Kasharit do të kthehet në një park të madh urban.

Fillojmë një projekt të ri, siç bëmë në Farkë, ashtu edhe për liqenin e Kasharit. Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët ideale që është muaji janar, shkurt, për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo është një zonë e cila ka një potencial fantastik. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit, që është kaq afër me autostradën Tiranë-Durrës, ta kthejmë në park urban” u shpreh Veliaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej