Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kapet gomonia me 1 ton hashash, policia ndjek trafikantët në det, ata i shpëtojnë në tokë

Nga Media 0

Një ton hashash u sekuestrua në grykëderdhjen e Vjosës nga Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Operacioni nisi rreth orës 3:30 të mëngjesit duke u gdhirë e marta, kur uniformat blu identifikuan mjetin lundrues, me të cilin po trasportohej kanabis drejt brigjeve të Italisë.

Por sapo pikasën policinë, trafikanët bënë manovra të rrezikshme në det e më pas hynë në grykëderdhjen e Vjosës për ti shpëtuar ndjekjes.

Aty, ata braktisën mjetin lundrues, ndërsa lëndën narkotike e lanë buzë lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan.

Duke përfituar nga errësira, trafikantët u larguar në drejtim të pyllit, ndërsa forcat e Policisë rrethuan zonën, por pa mundur ti arrestojnë.

Për shkak të kushteve te vështira të motit, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Fierit si dhe policia locale, patrulluan me disa grupe nga toka.

Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi gomonen, 2 automjete, sasinë e kanabisit si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Ky është rasti i parë i kapjes së një gomoneje plot me kanabis per vitin 2019. Burime të policisë thanë se hashashi ishte i vjetër, çka dëshmon se ka ende sasi te medha droge te fshehura e te pazbuluara, kryesisht ne zonat e jugut./Vizion plus

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej