Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Kapet gomonia me 812 kg marijuanë e nisur drejt Italisë

Nga Skenderi 0

Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët  e para të mëngjesit të sotëm, policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane  kanë bërë të mundur kapjen e mjeti lundrues me 812 kg marijuanë të ndarë në 30 pako.

Në pranga ranë dy trafikantët e lëndës narkotike, D. A dhe A. B, 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës.

Policia : “Nga ana e shërbimeve të policisë kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhëzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim.

Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit.

Rreth orë 02.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi.

U sekuestrua një sasi mariuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako,  dhe në pranga u vunë  shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës”.

1 2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej