Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kapet gomonia me 510 kg marijuanë me destinacion Italinë

Nga Skenderi 0

Policia shqiptare dhe Guardia di Finanzas kanë sekuestruar mbrëmjen e djeshme  një sasi prej 510 kg marijuanë, ndërsa është arrestuar  një person.

Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar me iniciale A.M, i cili po transportonte me gomone në një mot shumë të keq në drejtim të Italisë  sasinë e lëndës narkotike.

Droga po trafikohej me një gomone 5.5 metra të gjatë.

Policia informon:

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Me gjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë ‘rrjetën’ e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë”.

Po vijonë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik lëndësh narkotike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej