Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kapen 3 shqiptarë duke transportuar drogë, ja krimet që kishin kryer më herët

Nga Klodiana 0

Nuk ka të ndalur transporti dhe trafikimi i drogës drejt Greqisë.  Një tjetër operacion i policisë greke në kufi ka bërë të mundur arrestimin e 3 shqiptarëve të moshës 23, 36 dhe  49-vjeç në afërsi të kufirit të gjelbër në Kostur emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ata janë kapur duke transportuar në këmbë 1 çantë që përmbante 2 pako me 19 kg e 530 gram marijuanë. Gjithashtu nga verifikimi në sistem rezulton se 23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Ndërkohë që  49-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë dhe 3 karta SIM.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej