Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kanosi se do ju prishë shtëpitë militantëve të PS dhe LSI, policia çon në prokurori Xhelal Mziun

Nga Ejona 0

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kanosje ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Sipas njoftimit të policisë krybashkiaku nëpërmjet një portali informativ, ka kanosur se do iu prishë shtëpitë të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike PS dhe LSI, nëse nuk i heqin ata brenda ditës.

Pamjet nga deklarata e krybashkiakut të Kamzës janë publikuar në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit Edi Rama. Rama shkruan se Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron.

“Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron, dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre.”-shkruan Rama.

Organet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re💤💤💤💤💤….Në 8 vjet bënë vetëm 21 mijë legalizime me lekë mbi dorë e nën dorë (85% ngrehina biznesi në rrugë,oborre shkollash e spitalesh,parqe,terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture)… Në 2 vjet e gjysëm kemi arritur sot shifrën 144 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi socialistësh e demokratësh pa dallim dhe pjesa tjetër sipërmarrje prodhuese kryesisht në fshat) Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s'e harron😳 dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre✌️🇦🇱:

Posted by Edi Rama on Monday, June 19, 2017

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej