Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kangoo Jumps, aktiviteti argëtues i mbrëmjes në parkun pranë Liqenit Artificial (film)

Nga Media 0

Parku pranë liqenit Artificial në Tiranë është kthyer në një qendër argëtimi për fëmijët, të rinjtë dhe jo vetëm. Grupe të ndryshme shpesh organizojnë aktivitete në fushat e sportit, por këtë herë një grup të rinjsh sjellin një mënyrë ndryshe dhe tepër argëtuese për të kaluar minuta të këndshme, por edhe për t’u kujdesur për shendetin dhe për paraqitjen fizike.

Kangoo Jumps është një formë kërcimi shumë efikas për të arritur rezultate të mira fizike, por edhe për t’u argëtuar me pjesën tjetër të grupit. Organizimi i këtyre aktiviteteve në parkun e liqenit ka edhe një vlerë të shtuar, ajrin e pastër në një ambient të përshtatshëm për aktivitete të tilla.

Në pamjet e paraqitura më poshtë do të shikoni se si kalohet një mbrëmje e zakonshme në parkun e liqenit, mes miqve, nën shoqërinë e muzikës dhe duke kryer aktivitete që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe plot energji.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej