Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kandidaturat e KED/ Llalla i përgjigjet Xhafajt: Mund ta çoni në Kushtetuese!

Nga Klodiana 0

Pas deklaratve të kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj mbi procedurat për hedhjen e shortit të anëtarëve të KED, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka theksuar se janë respektuar procedurat e përzgjedhjes sipas ligjit.

Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar rigorozisht kuadrin kushtetues e ligjor për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparent”, ka deklaruar Llalla.

Për Organet e qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Llalla thekson se në “zbatim të kësaj dispozite ligjore janë verifikuar rast pas rasti të gjithë kandidaturat që plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Apeleve. Gjithë informacioni i disponuar lidhur me kandidatët është vënë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Adriatik Llalla.

Llalla kujton se çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetutshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej