Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Kandidati i PS-së në Kolonjë mjeku Ilia Stefo/ Majko: Zgjedhja e duhur

Nga Ejona 0

 

Partia Socialiste ka bërë publik kandidatin për kryetar bashkie në Kolonjë. Grupi parlamentar i PS-së ka miratuar në unanimitet kandidaturën e kirurgut Ilia Stefa.

Deputeti Pandeli Majko i pyetur nëse Partia Socialiste ishte e fiksuar pas mjekëve tha se ky profesion të bën më të mirë ose më të keq, pa dashur të komentojë ish-kryeministrin Berisha i cili është po mjek në profesion.

Majko: “Ne jemi të bindur se përzgjedhja që ka bërë shtëpia e Partisë Socialiste në Kolonjë, është e duhura, prandaj njëzëri Partia Socialiste e miratoi propozimin që erdhi në kryesi.

Jo! Ne nuk jemi të fiksuar pas mjekëve. Por, mendojmë se mjeku është një profesion që o të bën më të mirë se ç’je o të bën më të keq se ç’je.”

Përballë Stefës është Dritan Hajro, kandidati i opozitës. Zgjedhjet pritet të zhvillohen më 20 nëntor, pas ndarjes në mënyrë parakohshme nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej