Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kandidati për kreun e KE-së, Weber: Europa, e paplotë pa Ballkanin

Nga Media 0

“Europa është e paplotë pa Ballkanin”, deklaroi në një samit në Bukuresht, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane (PPE/EPP) për postin e presidentit të Komisionit Europian, Manfred Weber.

Në samitin e PPE-së, ku merrnin pjesë 3.200 delegatë, Weber paraqiti vizionin e tij për kontinentin e vjetër.

“Ne duhet të jetojmë me të njëjtat standarde në të gjithë Europën”, u shpreh politikani gjerman, duke shpjeguar se, si kryetar i KE-së do të favorizonte politikat e zhvillimit rajonal dhe të infrastrukturës.

“Unë dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndiejnë si Europën e tyre”, deklaroi kandidati konservator.

Weber u shfaq tepër i prerë për çështjen e Turqisë dhe tha se, nëse e merr postin që synon do t’i ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

Mesazhi tjetër i fortë i tij ishte se Europa duhet të afrojë shtetet e Ballkanit. Weber u distancua edhe njëherë nga Victor Orban. Kryesia e PPE-së do të vendosë në ditët në vijim sesi do të veprojë me kryeministrin hungarez, pas zërave që kërkojnë përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë së tij “Fidesz”./T.CH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej