Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Kamerat e sigurisë, Tahiri: Zbatimi nis tek subjektet që kanë shumë risk

Nga Skenderi 0

Një ditë pasi kuvendi miratoi ligjin për masat shtesë të sigurisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se së shpejti do të gjejë zbatim dhe “një sistem qëndror që do ketë lidhje edhe me kamerat e rrugës”

Tahiri: Falenderoj sinqerisht deputetët e Kuvendit që votuan për këtë projekligj. Do të fillojmë menjëherë zbatimin nga puna. Ka shumë për të bërë në kuadër të masave konkrete të sigurisë që duhet të marrim. Duke filluar me bizneset që kanë më shumë risk dhe duke përfundar tek hapësirat publike, shkollat, kopshtet që duhet të kenë përsëri masa sigurie.

Ministri i Brendshëm komentoi gjithashtu dhe ndërprerjen e kontratës për uniformat nga policia e shtetit.

Sipas tij kjo është shenjë e vullnetit të Ministrisë dhe policisë për të respektuar standardet, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të kaluarën, tha Tahiri.

uniforma-e-policise-655x356-1

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej