Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kakavijë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar

Nga Ejona 0

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar 26-vjeçar gjatë tentativës së tij për të kaluar në pikën kufitare të Kakavijes.

26 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej autoriteteve angleze, nën akuzën e trafikut të klandestinëve.

Sipas akuzës, 26-vjeçari dhe disa anëtarë të tjerë shqiptarë të organizatës që ai drejtonte trafikonin shtetas të ndryshem nga vendet e treta në drejtim të Britanisë, kundrejt shumave të mëdha të parave, të cilat llogariten në 1.500-3.000 euro për person.

Ai kalonte në mënyrë të rregullt kufirin shqiptar në Kakavijë, ndersa nuk konstatohej si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një pjesë e organizatës ku ai ishte pjesë u shkatërrua gjatë vitit të kaluar, kur edhe u arrestuan anëtarët e tjerë të saj, ndërsa 26-vjeçari ishte fshehur në Shqipëri.
Përfitimet e kësaj organizate llogariten në qindra mijëra euro në vit, shumica e të cilave pastroheshin në Shqipëri në blerjen e pronave të patundshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej