Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kaçi deputet e ne në kurbet, në djall vaftë PD e PS….

Nga Media 0

Reagim nga Kujtim Çekani, i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist: Kur dikush të vret shpresën të ka marrë jetën

Pozitat e forta të Kastriot Islamit në Partinë Demokratike, kanë shkatuar e vazhdojnë të shkaktojnë reagime shumë të forta të demokratëve por në mënyrë të veçantë të asaj pjese që i përket shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Një prej tyre, Kujtim

Çekani, i cili përmes profilit të tij në Facebook përcjell histori të dhimbshme nga e shkuara komuniste, ka reaguar sot me një mesazh ku flet pikërisht për Kastriot Islamin dhe pozitat e tij të forta në PD.  Me sa duket, ai është ngacmuar nga ndjekës të tij në facebook, pasi ka shkruar shpesh për ata që ai i quan komunistë të PD-së…

Një sqarim për miqtë e mi në Facebook

Unë dhe familja ime kemi vuajtur nga regjimi Komunist. Atë që kanë hequr prindrit e mi në atë regjim nuk do t’ia fal askujt. Nuk me intereson me cilën parti janë këta kriminele me PD-në apo me PS-në apo dreqin e mallkuar, për mua komunistët janë kriminelë dhe krimineli nuk ka as ngjyrë as flamurë. Në qoftë se dikujt i vjen keq që kriminelët e PD-së nuk duhen ngacmuar, ta dinë mirë që as që më bëhet vonë fare.  Sepse PD është ajo që më detyrohet më shumë se tek PS e dimë që janë kriminelë e qen bir qensh por PD që i besuam e investuam gjysmën e jetës dhe sot më mban Kaçin kordinator e sa e sa komunistë të tjerë . Armikun e dimë që e kemi armik po kur armiku të ulet këmbëkryq në shtëpi atij çfarë t’i bësh. Behet edhe i parë shtëpie të merr edhe vendin. Kaçi deputet e ne në kurbet… në djall vaftë PD e PS. Kur dikush të vret shpresën të ka marrë jetën. Pra kujt nuk i pelqejnë shkrimet e mia është i lirë të largohet, unë nuk i lepihem vrasësve të familjes time”, shkruan Kujtim Çekani.

Kandidatet e PD per deputet, Asllan Dogjani, Kastriot Islami, Edi Paloka dhe Gerti Bogdani, gjate nje mitingu ne sheshin “Nene Tereza”, ku PD ka celur zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit dhe ku jane prezantuar kandidatet e kesaj force politike per Tiranen.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>