Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Juventusi fiton me përmbysje, Çelsi dhe Roma ndahen në një barazim (film)

Nga Klodiana 0

Janë mbyllur edhe sfidat në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampioneve. Juventusi ka arritur një fitore me vështirësi dhe me përmbysje përballë Sportingut të Lisbonës. Ndërkohë, Çelsi dhe Roma dhuruan spektakël në Londër, ku të dyja u ndanë në një barazim dhe shënuan nga tre gola secila.

PSG dhe Barcelona vazhdojnë fitoret dhe kanë pikët e plota në grup. Fitore shënuan edhe Bajerni dhe Mançesteri i Junajtidit. Xhaka gjithashtu shënoi golin e parë në fitoren 0-2 të Bazelit në Moskë, shkruan Panorama Sport.

REZULTATET

Grupi A
Benfika – Mançester Junajtid 0-1
(Rashford 64′)
CSKA Moskë – Bazel 0-2
(Xhaka 29′, Oberlin 90′)

Grupi B
Anderleht – PSG 0-4
(Mbape 3′, Kavani 45′, Nejmar 66′, Di Maria 88′)
Bajern Mynih – Selltik 3-0
(Myler 17′, Kimish 29′, Humels 51′)

Grupi C
Çelsi – Roma 3-3
(Luiz 11′, Hazard 37′ , 75’/ Kolarov 40′, Xheko 64′, 70′)
Karabag – Atl. Madrid 0-0
(s’ka)

Grupi D
Barcelona – Olimpiakos 3-1
(Nikolau 20′, Mesi 61′, Dinje 64′/ Nikolau 90′)
Juventus – Sporting 2-1
(Pjaniç 29′, Manxukiç 85’/ Aleks Sandro aut. 12′)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej