Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Justin Bieber sulmohet nga një fans në Gjermani (VIDEO)

Nga Rexhina Biba 0

Telashet nuk kanë të sosur për kanadezin Bieber dhe këtë herë problemet e ndjekin në Gjermani.

Teksa po shijonte suksesin e turit të tij botëror “Purpose” në shtetin gjerman, i shoqëruar nga një femër misterioze Justin ndalon në një klub nate për të festuar dhe aty ndeshet me një fans të çmendur.

Nderkohë që këngëtari po përpiqej të çante mes turmës, u përplas me një djalë i cili në dukje ishte i dehur. Megjithëse 23-vjeçari u mundua ta kalonte situatën me qetësi, fansi u irritua duke i thyer gotën me alkool tek këmbët e Bieber dhe më pas u nis për ta goditur.

Fatmirësisht truproja e këngëtarit kanë hyrë menjëherë për ta nxjerrë nga situata, por qindra fansa u shqetësuan për jetën e tij madje disa kanë shkruar në Twitter se Justin mund të kishte humbur jetën nëse do ishte ndeshur me atë fans të çmendur.

https://youtu.be/-6yUxyO3fv0?t=33

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej