Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Ju nuk ma mbyllni dot gojën!” Ismet Drishti i drejtohet publikisht Edi Ramës

Nga Media 0

Ja cili është reagimi i pronarit të Zjarr TV pas futjes në listën e zezë të AKEPit.

Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale.

Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA.

Siç e shikoni në  faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.

Nëse fjala ime i djeg dikujt dhe kërkon të bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyejë dot!

Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson. Unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit, qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambjentet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Washington! Zoti Kryeministër, ish-shoku im i fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojën, pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që i vinë rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!

Nëse humori im të dhemb Ty ose bashkëpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!

Unë jam gati të më bëhet Vetting, po ti a je?

Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në Studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!

Ish-shoku yt i fakultetit

I varur veç nga Zoti

Ismet Drishti

https://zjarr.tv/ju-nuk-ma-mbyllni-dot-gojen-ismet-drishti-i-drejtohet-publikisht-edi-rames/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej