Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ju kujtohet ‘Mimoza Llastica’…Ajo sot është një nga femrat më të bukura shqiptare

Nga Klodiana 0

E kush nuk e mban mend personazhin aq tërheqës të Mimoza Llasticës?

Vajza e vogel tekanjoze, që i jep mësim të gjithë fëmijëve të përkëdhelur…

Mbase jo gjithkush e di që emri i saj i vërtetë është Zhaklina Dhimojani, sepse edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta quajnë me emrin e personazhit Mimoza Llastica. E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llastice qe ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Kjo eshte “Mimoza Llastica” sot…

Shikoni sa e hijshme është Zhaklina Dhimojani sot! Askush nuk do ta besonte që ajo i ka kaluar të pesedhjetat. Me krenari mund të themi që Zhaklina është nje nga femrat më të bukura shqiptare.

Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa. Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.

E kemi parë e riparë me dhjetra herë “Mimoza Llasticen”, por ky film mbetet sërish aktual edhe për fëmijët e sotëm. Per kete, edhe pse Zhaklina Dhimojani nuk merret me me filma, ajo do mbetet nje prej aktoreve me te dashura per publikun shqiptar.

Ju kujtohet 'Mimoza Llastica'…Ajo sot është një nga femrat me te bukura shqiptare. E kush nuk e mban mend…

Posted by Artistët Shqipëtarë on Wednesday, November 22, 2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej