Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Joga shpallet nga UNESCO trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit

Nga Skenderi 0

joga

Joga, është shpallur sot si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit nga një komitet i UNESCO-s i mbledhur në Addis Abeba.

“E praktikuar në të gjitha moshat, pa diskriminim të seksit apo fesë, ajo përzien pozicionime, meditim, frymëmarrje të kontrolluar, recitime fjalësh dhe teknika të tjera që synojnë të çlodhin individin, të lehtësojnë dhimbjet dhe të krijojnë një gjendje çlirimi”, thotë UNESCO.

Joga, kjo formë meditimi ka  lindur në Indi dhe është shumë popullore në të gjithë botën.

Gjithashtu komiteti i ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit, shpalli dje gjithashtu trashëgimi të njerëzimit birrën belge dhe rumbën kubane.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>