Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Jetoi një herë, u varros dy herë

Nga Media 0

Nga Elmaz Fida

Margorie Mccall ka qenë një zonjë irlandeze, që jetonte në qytetin Lugar, me të shoqin, Xhonin dhe me fëmijët e saj, nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjetë.
Një dimër, Margorinë e kaplojnë ethe të rënda, ku ajo binte në kllapi të plotë për disa ditë, derisa një ditë nuk zgjohet më. Njerëzit organizojnë mortin dhe e varrosin, bashkë me unazën e saj të artë, të cilën nuk mundën t’ia heqin nga gishti i saj i trashë.
Asokohe, ishte përhapur në masë rihapja e varreve dhe vjedhja e sendeve me vlerë, të varrosura bashkë me të vdekurit.

Natën, kur u varros Margorie, dy hajdutë vajtën tek varri i saj në kërkim të ndonjë sendi me vlerë. Të dy gati fluturuan nga gazi, kur pikasën unazën e artë në gishtin e të vdekurës, e cila vezullonte në dritën e kandilave që mbanin në duar.

U përpoqën t’ia heqin unazën, por gishti i saj i trashë nuk ua mundësoi. Megjithatë, kjo nuk ua shoi shpresat, pasi ishte e paimagjinueshme për ta që ta linin t’u ikë një shanc i tillë. Mu për këtë, vendosën t’i presin gishtin të ndjerës dhe t’i marrin unazën.
Ashtu bënë.
Por, në çastin që i prenë gishtin, Margorie hapi sytë dhe lëshoi një piskamë të madhe plot dhimbje e lemeri.
Ulërima e frikshme Margorisë e bëri punën e saj. Hajduti që i preu gishtin u palos në varr i pajetë, sakaq, ai tjetri ia dha vrapit i lebetitur për vdekje. Ishte hera e tij e fundit që hapi një varr.

Ndërkohë, Margorie u ngrit dhe u nis drejt shtëpisë së saj. Me të mbërritur, trokiti në derën e shtëpisë, e cila atë natë ishte e mbushur me të afërm që kishin ardhur për ngushëllime dhe për t’u qëndruar pranë familjarëve.
Me të dëgjuar trokitjen e derës, i shoqi i saj, Xhoni, u tha fëmijëve: “Po të ishte nëna juaj gjallë, betohem që kështu do të trokiste!”

Pastaj u ngrit dhe kur hapi derën, pa të shoqen e tij që kishte vdekur, duke qëndruar para tij, me flokë të lëshuar mbi supe, me rroba gjithë pluhur dhe me dorën të mbuluar me gjak.
Xhoni i gjorë, pa bërë zë, e vëzhgoi për disa çaste, pastaj e lëshoi veten përtokë për të mos u ngritur më, vdiq nga tmerri që pa me sy.
Thuhet se të afërmit që kishin ardhur atë natë për t’i qëndruar pranë e varrosën në të njëjtin varr që kishte braktisur e shoqja e tij disa orë më parë.

Nga ana tjetër, thuhet se Margorie e mori veten, madje thuhet se u martua sërish dhe jetoi e lumtur me fëmijët e nipërit e mbesat, derisa i erdhi vdekja pas shumë vitesh. Këtë herë, të afërmit, e mbajtën në shtëpi disa ditë, derisa u siguruan se ka vdekur me të vërtetë. Mandej e varrosën në varreza dhe mbi varrin e saj shkruajtën: Margorie Maccall Jetoi një herë u varros dy herë.”

https://www.facebook.com/fotografiteqekaneberehistorine/photos/a.127260694626266.1073741830.108724886479847/144996149519387/?type=3&theater

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej