Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Jeta e policit në Shqipëri vlen sa jeta e një kafshe në shtetet e BE

Nga Media 0

Nga Taulant Sula

Sa mllef për policët …

Nuk është policia, një polic që pi një gotë.

Nuk është policia, një polic i cili merr një 500 lekësh.

Nuk është policia, ai pis që bëri atë akt të turpshëm me të miturën në rrjetet sociale.

Nuk është policia, ai polic i cili është futur në punë si militant i një partie politike.

Nuk është policia, një polic i cili si mënyrë komunikimi ka të bërtiturën dhe ofendimin kur një qytetar kërkon sqarime.

Nuk është policia, një shef i cili për pasurimin e tij është i gatshëm të bëhet palë me krimin dhe të dekonspirojë informacionin, ku jo rrallë herë ka kushtuar me jetë policësh.

Vërtet janë disa, por këta nuk janë Policia e Shtetit. As dreqi vetë nuk e di se si dhe pse ndodhen në polici njerëz të këtij lloji. Por ua them unë se kush janë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Polici është ai prind, motër dhe vëlla që për hir të dikujt apo disave është detyruar të punojë larg familjes, vërtet aty ku ka “nevojë Adheu”.

Polici është ai i cili udhëton me ç’të mundet për të arritur në kohë në punë. Dhe kur udhëton me makinën e tij dhjetra kilometra në ditë nuk merr as dhe një litër si kompensim edhe pse i takon me ligj.

Polici është ai i cili lë nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, gruan dhe fëmijët, po për ku ?! Në një Mision, ku ikja i dihet por kthimi jo.

Polici është ai i cili punon kur të gjithë të tjerët festojnë. Bën orë edhe jashtë orarit të cilat nuk i paguhen.

Polici është ai i cili do të ushqehet me çfarë, ku edhe kur nuk i hahet. Do pushojë ku edhe kur nuk i pushohet. Do punojë ku edhe kur nuk i punohet.

Polici është ai i cili nuk merr pjesë në gëzime dhe hidherime familjare, sepse ai është në punë. Polici është ai i cilit janë privuar shumë gjëra në jetë, me apo pauniformë.

Polici është ai që më rrogën e tij i duhen të paktën dy jetë punë për të blerë një shtëpi të tijën. Policin puna e përball me ofendime dhe kërcënime, të shtyra dhe grushta, shkopinjë dhe plumba.

Polici është ai i cili ndihet inferiorë ndaj kriminelit, që nga paisjet e deri tek drejtësia.

Të gjithë e kujtojmë edhe nuk do ta harrojmë rastin e para pak ditëve për vendimin që dha gjykata për një kriminel që vrau katër punonjës të Policisë së Shtetit. Ku jeta e policit në Shqipëri vlen sa jeta e një kafshe e një shteti në Bashkimin Europian. Polici është ai i cili punon në shi dhe në diell, në erë dhe dëborë, në thatësirë dhe lagështi, në ujë dhe në tokë, në fushë apo mal. Çfarë ka tjetër për policët? Pafund ka. Po ju kujtoj vetëm edhe një gjë. Jo pa qëllim i lashë për në fund, por jo për nga rëndësia. Dëshmorët. Të cilët nuk kursyen as jetën e tyre që ti dhe fëmijët e tu të jeni më të sigurtë, që prona juaj të jetë e mbrojtur, që ti të jetosh

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej