Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Jazz, bakllava dhe laknur për “Nënë Terezën” në Bernë

Nga Ejona 0

 

Ambasada kosovare në Bernë të Zvicrës organizoi një mbrëmje kulturore në shenjë respekti për “shenjtërimin e Nënë Terezës” nga Vatikani

nga Leonard Komani

BERNË, 22 SHTATOR – Mbrëmë në kryeqendrën zvicerane, në Bernë, Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi një mbrëmje kulturore në shenjë respekti për «Shenjtërimin e Nënë Terezës» nga Vatikani. Përveç mërgimtarëve kosovarë që jetojnë e punojnë në shtetin helvetik aty ishin të ftuar dhe një numër i konsiderueshëm zyrtarësh zviceranë. Në organizim mungonin publicistët, autorët dhe personalitetet e njohura shqiptare që jetojnë në këtë vend.

jazz

Mbrëmjen me një fjalim katër-pesë rreshtash e hapi ambasadorja e porsaakredituar e Kosovës në Zvicër nga radhët e LDK-së, Nezane Breca, e cila falënderoi, lavdëroi vendin nikoqir për të mirat që ka dhe bënë, duke lënë të kuptohet se mbrëmja i dedikohej Zvicrës.

Përshtypje dhe zhurmime shkaktonte herë pas here prezantuesja dhe përkthyesja Gjyle Krasniqi, e cila u shqiptonte deformueshëm emrat atyre që paralajmëronte.

Për karakterin e shenjtërimit dhe vetë personalitetin e Gonxhe Bojaxhiut, respektivisht «Nënë Terezës» foli më gjerë përfaqësuesi i Misionit Katolik të Luzernës Don Agim Qerkini. Sekuenca e fjalimit të tij që aludonte futjen e historisë së «Nënë Terezë»-s si mësim nëpër shkollat shqipe shkaktoi reagimin e këshilltarit të ambasadores nga radhët e PDK-së Mustafë Xhemajli, i cili u kthye nga publiku duke thënë «as unë s’po e marr vesh ç’a po thotë», gjë që shkaktoi të qeshurat e dy rreshtave pas tij.

Për pjesën artistike të mbrëmjes u kujdes jazz-këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elina Duni. Ajo me def dhe instrumente tjera i ekzekutoi ca këngë tipike ballkanike nga ansambli i folklorit shqiptar-sllav dhe rom, kompozime që u pritën shumë mirë sidomos nga pjesëmarrësit zviceranë. Përveç saj në podium u shfaqën edhe grupe nxënësish të veshur me tirqi dhe veshje kombëtare tipike shqiptare.

Pas mbrëmjes Ambasada e RK-së kishte shtruar koktej të pasur me bakllava, tollumba, pite, laknur, birra dhe verë.

/zëri.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>