Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Jashtë podiumit në Europian, Gega nuk e fsheh zhgënjimin

Nga Klodiana 0

Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, por gjithsesi nuk arriti dot të shpërblehej, pasi mbeti jashtë podiumit në këtë garë.

29-vjeçarja e mbylli garën në vendin e katërt, edhe pse ishte gjatë të gjithë kohës në vendet e para dhe në luftë për të siguruar një vend në podium, duke u dorëzuar vetëm në çastet e fundit të garës.

Vet Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu keqardhjen për këtë garë, ku ajo priste të merrte diçka më shumë.

“Kampionati Europian i Berlinit u mbyll me vendin e katërt, edhe pse luftova deri në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot”, shkruan Luiza Gega.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej