Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Jam e shokuar nga çorba e dy palo kushërinjve

Nga Media 0

Nga Elisa Spiropali

Për ata që nuk e dinë dhe mbase janë shumë, dua ta bëj shumë të qartë: Nuk kemi ndonjë miqësi me njëri-tjetrin po respektohemi. Por edhe une hy tek ata që e kanë besuar dhe mbështetur Saimir Tahirin. Për energjinë e admirueshme. Për aftësinë për të bindur njerëzit. Për shumë gjëra të pamendueshme më parë që bëri në krye të sektorit më të vështirë, duke e kthyer Policinë e Shtetit nga shpartallina folklorike ku e katandisën Lulzim Basha në krye e Flamur Noka në bisht, në një model transformimi pozitiv.

Edhe unë si të gjithë jam e shokuar nga çorba e gatuar prej atyre dy të damkosurve nga policia italiane, ku emri i Saimirit hynte e dilte në bisedat e tyre të ndyra. Edhe unë dua ta di të vërtetën për lidhjen e tyre të pretenduar me Saimirin dhe besoj si çdo njeri normal që të vërtetën mund ta mësojmë vetëm nga hetuesit e nga gjykatësit.

Po kjo çorba e politikës opozitaruce me krimin më neverit fiks po aq sa ç’më neverit çorba e dy palo kushërinjve të dhjetë në plehbisedat e tyre (O zot kush sot në Shqipëri mund të thotë me siguri çfarë bëjnë kushërinjtë?! Saliu ishte kryeminister dhe jo nuk e dinte çfarë bënte, po as e njihte burrin e motrës së gruas së tij, i cili la kockat në Gërdecin e Saliut dhe djalit të tij qe zilepsi edhe Hollivudin!).

Nuk ka shkuar aq në djall e vërteta në këtëvend, sa të na e tregojë Saliu, Luli dhe PD e rrenave që plasën edhe vetë Jozefinën! Nuk ka rënë aq poshtë pazari i mendjes në Shqipëri, sa të shesin mend këto figura qesharake dhe të tjera që s’ia vlen t’u përmendësh as emrin, të cilët lidhjen me të vërtetën e me arsyen e kanë tek priza e pushtetit, pa të cilin nuk dinë as të qeshin si njerëz, jo më të mendojnë si njerëz!

Nuk ka shans që dy palokushërinj të dhjetë të një deputeti socialist, daltë ky të jetë edhe djalli vetë, të ndyjnë mandatin e 25 qershorit përmes gojës së një tufë humbësish, të cilët  turpin e hanë me gënjeshtra dhe cipën e lekurës e kanë bërë shtrojë për t’u ulur në krye të opozitës!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej