Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ja pse vendosa të dal me emrin Tom Kuka (film)

Nga Klodiana 0

I ftuar në emisionin Kapital  për të folur mbi publikimin e librit të tij të dytë “Gurët e vetmisë”, Enkel Demi është shprehur se arsyeja e fshehjes pas një emri tjetër është sepse dëshironte që njerëzit të blinin librin pa u ndikuar nga personazhi televiziv që ai përfaqëson.

“Doja që njerëzit të shkonin tek letërsia dhe jo tek personazhi televiziv. Tek e fundit ne dalim në televizion, japim opinionet tona dhe zakonisht audienca në Shqipëri ndahet gjysëm për gjysëm, o të duan shumë, o të urrejnë shumë dhe nuk doja të humbisja as gjysmën që më urren , as atë që do, doja ti coja drejt letërsisë. Vendosa të dal me emrin Tom Kuka. Zgjodha emrin Tom Kuka sepse që nga 1992-93 Tom Kukën e kam patur personazh në vende të ndryshme dhe meqë kam kaluar një periudhë në Shkodër edhe nga pikëpamja e muzikalitetit më përshtatej dhe vendosa këtë”, u shpreh Demi.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej