Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ja këmba e Felipe Luis, që Suarez e quajti “palaço”

Nga 27-shi 0

Kjo është foto e një dëmtimi të dukshëm, që solli polemika në Spanjë. Mbrëmë në “Kamp Nou” u luajt takimi Barcelona – Atletiko Madrid dhe midis mbrojtësit mik, Felipe Luis dhe sulmuesit të Barçës pati momente nervozizmi. Ishte një ndërhyrje e gabuar e uruguajanit ndaj mbrojtësit të Atletikos, që i kushtoi edhe kartonin e verdhë, ndërkohë që kamera e fiksoi Suarez duke i thirrur me nervozizëm Felipe Luis: “Simulove, palaço”. Pas ndeshjes, mbrojtësi publikoi në Instagram foton e këmbës së tij të djathtë, shoqëruar me komentin: “Gjysma e së keqes që nuk më ka prekur”. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i pakuptimtë i Suarez, i cili dihet që i ka të shpeshta rastet kur del jashtë kontrollit: “Futbolli është për burrat, në të kundërt shkojmë në cirk”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej