Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Ja cili është politikani nazist grek që u evidentua nga Deutsche Welle

Nga 27.al 1

Nga Arben Llalla

Aleksandros Kosmas është me profesion piktor dhe i angazhuar në politikë, si fillim me partinë LAOS të Jorgos Karaxhaferis, ku kandidoi për deputet i saj në vitin 2007.

Më vonë në vitin 2014 ai ishte kandidat për deputet me partinë naziste greke “Agimi i Artë” në Selanik.

Aleksandros Kosmas është djali i Ksenofon Kosmas, i cili ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve gjermanë në zonën e Selanikut më 1941-1944, dhe ka marrë pjesë direkt në arrestime e vrasje kundër grekëve të majtë dhe hebrenjve.

Ksenofon Kosmas me uniformën naziste

Për bashkëpunimin e Ksenofon Kosmas me nazistët DW (Deutsche Welle) në gjuhën greke i kushtoi një reportazh të bërë nga gazetarja Maria Rigucu. Gjatë bisedës me gazetaren e DW, Maria Rigucu, Aleksandros flet me krenari për figurën e babait të tij dhe bashkëpunimin e tij me nazistët gjermanë. Aleksandros rrëfen se në fillim e pagëzuan me emrin Adolf në Bavari në një kishë ortodokse ruse, por meqenëse ky emër nuk i përkiste librit të fesë së kalendari ortodoks grek e ndërruan nga Adolf në Aleksandër. Më tej, Aleksandros tregon që babai i tij u largua nga Greqia me ushtrinë gjermane me gradën Toger i Dytë dhe veshje zyrtare naziste. Ata u vendosën për të jetuar në Bavari, ku në 1945 lindi edhe Aleksandros Kosmas.

Gjykata greke e dënoi më 1945 me vdekje Ksenofon Kosmas, por pas rikthimit në Greqi më 1947, Ksenofon Kosmas kërkoi rigjykim dhe u dënua vetëm me 5 vjet burg si bashkëpunëtor i nazistëve gjermanë. Doli nga burgu më 1952.

Me përkrahjen e qeverisë Papagos dhe Karamanlis, Ksenofon Kosmas themeloi grupacionet paraushtarake ekstremiste, të cilat në bashkëpunim me policinë sekrete sulmonin komunistët grekë deri edhe në vrasjen e deputetit Grigoris Lambraqis në vitin 1963. Por, gjithnjë grupi nazist që drejtonte Ksenofon Kosmas dilte i pafajshëm, sepse kishin përkrahjen e qeverive greke dhe të sigurimit shtetëror. Në vitin 1975 Ksenofon Kosmas vdiq nga goditja në tru.

Gjatë bisedës me gazetaren e DW, Aleksandros Kosmas shprehte herë pas here krenarinë për veprimtarinë të babait si bashkëpunëtor i nazistëve dhe ndjek me vendosmëri rrugën e tij duke u angazhuar në grupacionet naziste greke si LAOS dhe së fundi në partinë ekstremiste “Agimi i Artë”.

Ksenofon Kosmas

Historia e Ksenofon Kosmas është njëra nga qindra historitë e shumta të bashkëpunëtorëve grekë e vllehë, të cilët ishin bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që nuk u dënuan apo u dëbuan nga Greqia. Fëmijët e tyre dhe nipërit janë drejtues të lartë të shtetit grek nga presidentë, kryeministra, ministra e deputetë.

Me këtë rast del qartë edhe një herë që shqiptarët e Çamërisë u masakruan dhe u dëbuan nga forcat EDES të Zervës. jo se ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, por sepse ishin shqiptarë, pra u bë spastrim etnik, gjenocid. Asnjëherë Greqia nuk ia doli të vërtetojë bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me italianët apo gjermanët.

Loading...

Komente (1)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej