Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Ja arsyet përse duhet të hani sa më shumë pjeshkë

Nga Klodiana 0

Të gjithë e dimë se konsumi i frutave dhe perimeve është në të mirë të shëndetit, pasi na mundësojnë marrjen e vitaminave, mineralve, dhe lëndës ushqyese, që janë shumë të nevojshme për mirëfunksionim e organizmit.

Një nga frutat që ndihmon në mirëfunksionimin e organizmit është fruti i pjeshkës, frut që rritet me shumicë në vendin tonë.

Një studim i bërë kohët e fundit në lidhje me vlerat e këtij fruti ka treguar se vitamina A, e cila ndodhet me shumicë tek pjeshka ndikon në prodhimin e pigmentit që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Gjithashtu ky frut ka edhe vitaminë C, vitaminë e cila ndikon në prodhimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për rrudhat dhe rënien e flokëve. Pra sa më shumë vitaminë C, aq më shumë kolagjen dhe më pak rrudha dhe thinja.

Fibrat, si shumica e frutave edhe pjeshka është e pasur me fibra që ndihmojnë në sistemin tretës dhe në funksionimin në rregull të tij.

Prania e Kaliumit tek ky frut ndikon në vendosjen e balancës së elektroliteve në trup.

Një studim i ri ka treguar se polifenolet, që gjendet tek fruti i pjeshkës ndikojnë në ngadalësimin e qelizave të kancerit të gjirit dhe me konsumimin e tre kokrrave pjeshka arrihet sasia e nevojshme e polifenoleve në organizëm.

Në kulturën lindore, detoksifikimi me çaj pjeshke konsiderohet si një ndër mënyrat më efektive. Pra nëse e keni tepruar me pijet alkolike, konsumoni sa më shumë çaj pjeshke që të ndihmoni organizmin në shpërbërjen e alkoolit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej