Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Izrael, sulm terrorist me kamion në Jeruzalem

Nga Rexhina Biba 0

Një sulm terrorist me kamion ka ndodhur në Jeruzalem gjatë kësaj të diele, nga ku kanë mbetur 4 të vdekur dhe të paktën 15 persona të plagosur.

Shërbime policore, ambulanca dhe të tjerë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në një shesh tepër popullor të Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, një sulm që tani për tani konsiderohet vetëm i qëllimshëm.

“Është një sulm terrorist, një sulm tepër i frikshëm”, tha një zëdhënëse e policisë për Radio Izraelin, që raportoi se trupat e të plagosurve shtrihen ende nëpër rrugë. Sipas këtij burimi, drejtuesi i automjetit nuk është qëlluar për vdekje.

Sipas shërbimit të ambulancave “Magen David Adom”, të paktën 15 persona janë transportuar të plagosur në spital, prej të cilëve të paktën dy në gjendje të rëndë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej