Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Iva Tiço denoncon OSHEE-në: Banditët me pinca

Nga Klodiana 0

Gazetarja Iva Tiço ka publikuar një status në Facebook ku sulmon OSHEE-në, që në ditën më të ftohtë të vitit i kanë prerë dritat. Tiranapost.al kontaktoi me gazetaren, e cila tha se kjo gjë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, por edhe disa qytetarëve të tjerë në të njëjtën shkallë, të cilët gjithashtu e kishin kryer pagesën.

“Kur është dita më e ftohtë e vitit, je me grykë e temperaturë, nuk del dot nga batanija, të ikin dhe dritat, mund të mendosh që është thjesht e marta ters. Por jo, zbulon që punonjësit e OSHEE të kanë prerë dritat, edhe pse i ke paguar. Gabim sistemi thonë! Bandë qelbësirash them unë! Një verifikim përpara se të nisesh me pincë në dorë në ditën më të ftohtë të vitit është minimumi që duhet bërë. Nuk po pretendoj të jenë të njerëzishëm dhe solidarë në ditë të tilla, kur edhe kondicionerët dhe ngrohësit që lihen në punv 24 orë sërish nuk ngrohin… Njerëzilliku është luks në këtë vend. Të paktën të jenë profesionistë dhe të trajtojnë me respekt çdo qindarkë të derdhur në arkën e kompanisë BANDITE #ibëfshiilaçe”, ka shkruar gazetarja.

Iva na ka nisur edhe një foto të librezës së dritave, ku duket që pagesat janë kryer.

http://www.tiranapost.al/iva-tico-denoncon-osshe-ne-banditet-me-pinca/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej