Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Italia, garë mes 4 kandidatëve për pankinën

Nga Klodiana 0

Brenda 90 ditëve, në Federatën italiane të futbollit pritet të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të këtij institucioni, ndërkohë që afati i caktimit të trajnerit të ri të përfaqësueses italiane është pikërisht muaji qershor i viti të ardhshëm.

Me Allegrin, Spallettin e Capellon, që e përjashtuan veten nga kjo garë, kandidaturat e besueshme që mbeten janë ato të Ancelottit, Contes, Mancinit dhe Ranierit.

Ancelotti është emri më i përmendur, kjo për faktin se ai është i vetmi që nuk ka një skuadër, edhe pse Bayern Munchen do të vazhdojë ta paguajë deri në qershor.

Për sa i përket Contes, ky i fundit ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2019 dhe ajo palë që ndërpret përpara kohe bashkëpunimin do të jetë e detyruar të paguajë një shumë të majme në formën e dëmshpërblimit.

Claudio Ranieri nuk do ta refuzonte një propozim të mundshëm për të drejtuar Italinë, përkundrazi do të pranonte menjëherë, pasi sipas tij do të ishte diçka e merituar. Kandidatura e fundit është ajo e Mancinit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për t’u ulur në pankinën e “të kaltërve” dhe është gati të lërë pa shumë keqardhje stolin e Zenitit.

http://top-channel.tv/2017/11/21/italia-gare-mes-4-kandidateve-per-pankinen/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej