Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Italia 1 reportazh për fëmijët që mbledhin krom në Bulqizë, skamja s’i ndal të ftojnë për darkë gazetaren (film)

Nga Media 0

“Fëmijët që po shikoni nuk  janë duke luajtur, punojnë që të ndihmojnë familjet e tyre. Ata kërkojnë krom. Janë fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç dhe në vend që të jenë duke studiuar si  të gjithë moshatarët e tyre e kalojnë kohën në këtë mënyrë.”

Kështu nis reportazhi i emisionit “Le Iene” të kanalit italian “Italia Uno”, realizuar në qytetin e Bulqizës.

Gazetarja italiane që vizitoi Bulqizën vijon:

“Të gjithë banorët e Bulqizës punojnë me kromin. Nga ky vend transportohen rreth 120 mijë tonë çdo vit, me një vlerë prej rreth 42 milionë Dollarë. Por banorët nuk përfitojnë asgjë. Kjo grua është nënë e dy fëmijëve që punojnë në mbledhjen e kromit. Ajo na tregon kushtet në të cilat jeton. Shtëpia është gati duke rënë dhe ajo mezi ia del të ketë me çfarë të ushqejë fëmijët. E vetmja gjë që ka në frigorifer janë disa bidona ujë, pasi uji vjen vetëm 2 orë në ditë dhe disa perime të konservuara. Gesti në vend që të shkojë në shkollë, mbledh krom.

Por ai nuk  është vetëm në punën që bën. Ai na shoqëron të takojmë shokët që mbledhin krom me të. Aty është edhe Timi. Edhe prindërit i tij punojnë në minierë. Në pamje të parë familja e tij duket sikur jeton pak më mirë se ajo e mëparshmja, por edhe frigoriferi i tyre është thuajse bosh.

Por edhe pse janë në atë gjendje, na ftojnë të rrimë për darkë me ta. Pranojmë ftesën me kushtin që të gatujmë ne. Përbërësit bazikë janë. Pasi lajmë duart me një bidon ujë nga frigoriferi, gatuajmë një picë italiane. Kur nxjerrim picën nga furra Timi është shumë i entuziasmuar. Fëmijët na tregojnë se nuk e kanë parë kurrë Italinë dhe që është ëndrra e tyre ta vizitojnë një ditë.

Timi tregon: “Unë kur të rritem dua të bëhem si babi. Ai i bën të gjitha, murator, elektriçist. Ai do lumturohet shumë nëse bëhem si ai, e kam ëndërr. Në këtë qytet nuk ka shumë gjëra për të bërë, por ka edhe fëmijë që nuk shkojnë për krom. Atyre nuk u tregoj se shkoj për krom, por për të kaluar kohën. Po ta dinin do më thonin  ‘i ky s’ka bukë për të ngrënë’”.

Timi është i lodhur ndaj e lemë të shkojë për të fjetur sepse nesër e pret ditë e rëndë. Është ora 7 e gjysmë dhe Timi duhet të zgjohet, prindërit kanë shkuar në punë dhe për mëngjesin e  saj mendon e motra, Mia. Vjen Blero dhe së bashku vendosin në cilin mal të shkojnë për të mbledhur krom. Ende pa mbaruar së ngrëni veshin këpucët, marrin kovat dhe shkojnë të thërrasin mikun e tyre Gestin. Ai vonon pak, por në fund vjen dhe djemtë nisen drejt malit. Janë fëmijë dhe e kalojnë ditën në kërkim të gurëve që shkëlqejnë më shumë, në kërkim të kromit. Duart e këtyure fëmijëve tregojnë punën që bëjnë këtu çdo ditë. Kur kovat nuk kanë më vend, ata e marrin kronin në bluza”.

Ndërsa pasi djemtë janë lodhur nga puna dhe duhet të pushojnë pak, gazetarja i pyet për sportin.

“Gazetarja: Ju pëlqen futbolli?

Fëmijët: Po.

Gazetarja: Për kë bëni tifo?

Fëmijët: Lio Messi, Barcelona.

Gazetarja: Shqipëri-Itali fituam ne.

Fëmijët: Po fituat, po mbrojtësi jonë Basha e kishte fajin, por ne prapë do luajmë me ju dhe do u mundim.

Më pas nisemi për në shtëpi. Ne me kamera të fshehur shoqërojmë fëmijët kur shesin kromin. Ata paguhem me një çmim shumë qesharak. Nga dora e fëmijëve kromi kalon tek sipërmarrës më të mëdhenj dhe më pas shpërndahet nëpër botë. Fëmijët tanë nga e gjithë kjo kanë fituar disa qindarka. Ata me një ditë kaq të lodhshme pune mundën të çojnë në shtëpi një pako makarona dhe një kile miell…”

Ja linku i reportazhit të realizuar nga Le Iene:

https://www.iene.mediaset.it/video/bambini-lavoratori-che-aiutano-la-famiglia_12669.shtml

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej