Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Itali/ Sejko: Rritja ekonomike është në zhvillim

Nga Klodiana 0

Gjatë Mbledhjes së  Konsistuencës* të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit ku theksoi se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi.

Ky takim mblodhi së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konsistuence. Në këtë mbledhje, nga Shqipëria pjesëmarrës ishin përfaqësues të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave.

Gjatë takimit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se rritja ekonomike pritet të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe balancat kryesore makroekonomike do të forcohen në të ardhmen.

Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej