Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Itali/ Përgjuan Renzin dhe Draghin, në pranga piratët kompjuterikë

Nga Klodiana 0

Policia italiane ka arrestuar dy persona që përgjuan “e-mail”-et e kreut të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ish-kryeministrin Matteo Renzi.

Bëhet me dije se Giulio Occhionero, dhe motra e tij Francesca Maria Occhionero, akuzohen se kanë vjedhur sekrete shtetërore dhe për pirateri kibernetike.

Dy të arrestuarit realizonin aktivitetin e paligjshëm të tyre me anë të një rrjeti kompjuterash të infektuar me virusin “eyepyramid”. Ky virus është i vjetër e ka nevojë  për një ekip për ta përditësuar e mirëmbajtur, duke e bërë funksionues e të padukshëm.

Hetimet kanë vërtetuar se ata kanë përgjuar rreth 18 327 persona e të kataloguar nga ata në një database në  122 kategori të ndryshme.

Ekspertët thonë se dy të arrestuarit nuk janë fare të njohur në botën e piratëve informatikë dhe nuk mund të bëhesh kaq i zoti befas, pa e kuptuar askush.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej