Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Itali/ Nëna helmon për vdekje me zbardhues dy vajzat, tenton të vetëvritet

Nga Klodiana 0

Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali ku mësohet se një 41-vjeçare ka vrarë dy vajzat e saj e më pas ka tentuar të vetëvritet.

Bëhët me dije se Giuseppa Savatta, vrau dy vogëlushet,7 dhe 9 vjeç duke i helmuar me detergjent zbardhues, e më pas tentoi të hidhej nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese në një qendër historike të qytetit.

Raportohet se ka qenë burri i saj, Vincenzo Trainito, 48 vjeç, ai që i kishte gjetur dy vajzat e tij të pajeta. Ndërkohë, gruaja, e cila thuhet se vuante prej kohësh nga depresioni, kishte pirë zbardhues para se të tentonte vetëvrasjen.

Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nëna tashmë është ndaluar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej