Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Itali/ Familja shqiptare dhuron organet e 13-vjeçarit që humbi jetën në aksident

Nga Klodiana 0

Familja Alla ka dhënë për dhurim organet e 13 vjeçarit i cili humbi jetën në spital, të hënën në mbrëmje, 10 tetor 2016. Pak ditë nga aksidenti fatal i të dielës ku humbi jetën nëna e tij Blerina.

“Thamë po, për të shpëtuar jetët e fëmijëve të tjerë. E bëmë sepse është veprimi i duhur. Menduam fëmijë të tjerë dhe persona të tjerë që kanë nevojë dhe që tani falë Dejvisit mund të jetojnë”, ka thënë xhaxhai i Dejvis Allës.

Miratimi erdhi menjëherë nga ana e familjes, të gjithë organet më të rëndësishme e më vitalët janë marrë nga kirurgët qe t’u japin mundësi shumë njerëzve për të jetuar.

Kemi menduar për fëmijë të tjerë, njerëz të tjerë që kishin nevojë, që falë Dejvisit mund të kthehen në jetë”, është shprehur xhaxhi i 13-vjeçarit.

untitled 111-3-411x226

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej