Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Itali/ Falsifikonin pasaporta, arrestohen 2 shtetas shqiptarë

Nga Klodiana 0

Policia italiane ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë të moshës 45 vjeç me akuzën e fabrikimit të dokumenteve e pasaportave false për emigrantë klandestinë në Itali.

Dy shtetasit shqiptarë kishin ngritur një fabrikë të vërtetë stampimi dokumentesh të falsifikuara ku policia italiane mundi të sekuestroi karta identitetit të bardha, stampante, kompjutera, makina qepëse që shërbenin për të qepur fijet e filigranës në dokumente etj.

Cilësia e falsifikimit të tyre ishte mjaft e lartë, sidomos pasaportat ishin pothuajse identike me ato origjinalet.

Operacioni i policisë italiane u kodua me emrin “Toka e premtuar” pasi klientët që pajiseshin me dokumente të falsifikuar nga shqiptarët synonin të mbërrinin në vendet e Evropës së Veriut.

Hetimet nisën në muajin gusht të 2016 pasi policia italiane identifikoi në qytetin e Milanos shtimin e fenomenit të shtetasve marokenë klandestinë me pasaporta e dokumente të falsifikuara,

Dy shtetasit shqiptarë ishin të dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej