Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Itali/ Debaton me gruan, shqiptari vdes nga ataku kardiak sapo del në rrugë

Nga Klodiana 0

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Itali, sipas mediave italiane viktima është Ervin Myrtaj 36-vjeç dhe shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak kardiak.

Ai jetonte në shtetin fqinjë së bashku me bashkëshorten e tij me të cilën është përfshirë në një debat në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë jashtë për të shfryrë dufin, por pak minuta më vonë ka humbur edhe jetën.

Ka qenë pikërisht gruaja e tij ajo që e ka gjetur në grahmat e fundit të jetës afër makinës së tij në rrugën Cervetto të Coprniglianos aty ku edhe jetonin.

Ajo ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por mjekët edhe pse i kanë dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore nuk kanë arritur ta shpëtonin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej