Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Itali/ Avioni rrëzohet në det gjatë “Air Show”, humb jetën piloti (film)

Nga Klodiana 0

Pasditen e djeshme një pilot ka humbur jetën pasi avioni të cilin pilotonte ka rënë në det gjatë një “air show” .

Trupi i pajetë i kapitenit 36-vjeçar është gjetur ditën e sotme nga mjetet e ndërhyrjes së shpejtë.

Avioni, tip Typhoon, po performonte në qiell kur papritur ra në det dhe mijëra persona kanë ndjekur këtë skenë që rezultoi tragjike për kapitenin Orlandi.

Në mesin e publikut ishin prindërit dhe e dashura e 36-vjeçarit, të cilët humbën ndjenjat dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas dëshmitarëve piloti nuk është hedhur me parashut, ashtu siç ndodh në rastet e avarive të avionëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej