Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Itali/ Arrestohet shqiptari me 18 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 30 mijë euro

Nga Rexhina Biba 0

vrasja-e-shqiptarit-n-euml-beligjik-euml-arrestohet-22-vje-ccedil-ari_hd

Shqiptari Kleton Bici, 27 vjeç i arratisur nga burgjet italiane, u arrestua nga policia në Olbia të Italisë.

Nga operacioni janë sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë, një pistoletë Beretta, rreth 30 mijë euro para të gatshme dhe disa makina luksoze për udhëtime të gjata.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në Drejtoria e Anti-Mafia në Qarkun e Cagliari në muajin maj.

Emri i tij lidhet me hetimet e quajtura “East Pole”, që ka çuar në burg rreth 30 persona me kombësi italiane dhe shqiptare pjesë të një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Aktivitetet e bandës kishin të bënin me trafikun e heroinës dhe kokainës në Shqipëri, Itali dhe Holandë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>