Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali, arrestohet dy shtetas shqiptar, u gjendet në banesë një sasi e madhe droge

Nga Ejona 0

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Milano pasi e kishin kthyer banesën e tyre në bazë droge.

Shtetasve iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzierë kokainën dhe heroinën, 1 kilogram marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5250 euro.

Policia bëri të mundur arrestimin shtetasve pasi banorët e kësaj zone kishin njoftuar vazhdimisht lëvizjet e shqiptarëve, që solli më pas nisjen e hetimeve. Madje sipas mediave italiane banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët.

Hetimet nisën në Komo për të përfunduar në Milano, pikërisht duke ndjekur gjurmët e dy shqiptarëve. Sipas hetuesve shtetasit e kishin kthyer banesën e tyre në një bazë të vërtetë logjistike për trafikun e drogës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej