Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Itali/ Arrestohet 19 vjeçari, dyshohet për organizim të atentatit ndaj Florenc Çapjes

Nga Klodiana 0

Policia italiane ka arrestuar 19 vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar se ka organizuar atentatin ndaj Florenc Çapjes më 6 qershor të 2016-ës.

Në këtë atentat u plagosën dy persona, ndërkohë 19 vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentate të tjera ndaj kësaj familje, më i rëndi ai i shkurtit të 2016-ës ku u vranë katër persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Hasanpapaj është arrestuar në Itali për shkak se ka kryer atje një krim, ndërsa policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pritet që i riu të ekstradohet në Shqipëri dhe në rast se bashkëpunon me policinë, do hedhë më shumë dritë mbi konfliktet e familjes Çapja.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>