Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Iso-polifonia shqiptare në Paris/ “Janinës ç’i panë sytë” këndohet nga francezët

Nga Media 0

Një version i jashtëzakonshëm i këngës polifonike këndohet nga pesë këngëtarë profesionistë francezë në Paris.

Është kaq emocionuese të dëgjosh tek këndohet frëngjisht kjo këngë e mrekullueshme e polifonisë shqiptare. Shihni me çfarë emocioni, këngëtarët francezë këndojnë këngën e bukur shqiptare. Më 25 nëntor 2005,  “Iso-polifonia popullore shqiptare” ka hyrë në listën e “kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.

Për të mbërritur në këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “kryevepër e njerëzimit”.

Dy ditë më parë, 27.al publikoi një video, ku shfaqet kori gjerman duke kënduar këngën e bukur shqipe, “Po vijnë krushqit maleve…”.  Sot, publikojmë këtë version kaq të bukur të këngës polifonike “Janinës ç’i panë site:, kënduar nga këngëtarë francezë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej