Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Ismail Kadare fiton çmimin “Nonino 2018” në Itali

Nga Media 0

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare  është fituesi i çmimit ‘Nonino 2018’.

I mbajtur për të 43-it vit rradhazi në Udine, ‘Nonino 2018’ është i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e autorizuar nga Nobel.

Çmimi Nonino 2018 u nda në seksione të ndryshme. Kadare ishte fitues i Çmimit Ndërkombëtar Nonino 2018 ndërsa Çmimi Nonino 2018 , mjeshtëri i kohës sonë, shkoi për filozofin venecian Giorgio Agamben, krijues i konceptit të “Homo Sacer”.

Shkrimitari shqiptar u vlerësua si poet, romancier dhe autor i eseve e librave: “Kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, që ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane, ka krijuar rrëfime të mëdha.

 Largimi drejt Parisit në kohën e diktaturës për të mos i ofruar shërbimet e tij tiranisë, ai nuk pranoi të heshtë, e cila është gjysma e së keqes, shpesh duke e zhytur historinë e tij në një botë imagjinare, duke u bër dëshmitar i tmerreve të kryera nga totalitarizmi dhe inkuizitorët e saj. 

Ai bëri që toleranca fetare të jetë një prej gurthemeleve të punës së tij.”

Çmimi për Kadare do të dorëzohet nga Claudio Magris.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 janar 2018 në Distilleries Nonino në Ronchi di Percoto (Udine).

http://www.oranews.tv/article/ismail-kadare-fiton-cmimin-nonino-2018-ne-itali

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej