Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Ishte shtëpi libri… u bë shtëpi tallavaje…

Nga Media 0

Nga Rexhep Rada

Sikur të rinjtë të lexonin libra sa 1% e kohës që kalojnë në kafe dhe festa dhe sikur pronarët e bareve të ofronin takime letrare…

“Është shtëpi libri”, është një shprehje elbasanase që tregonte para disa vitesh vlerësimin e madh që kishin ata për familjet intelektuale. Bëhet fjalë për ata, elitën e vërtetë, që lexonte e hapte mendjen. Veprat e autorëve të mëdhenj dhe librat shkollorë i jepnin një edukim të magjishëm të rinjve dhe Shqipëria u mbush me akademikë elbasanas në ato vite.

Të rinjtë e sotëm nuk përqëndrohen dot mbi rreshtat e vëllimeve artistike. Dhe koka e tyre bosh, as nuk i kupton edhe kur përpiqet t’i lexojë…
Madje ka të rinj që lexojnë ca lobra ordinere “si të bëhesh i pasur”, “si të kesh sukses me meshkujt” dhe ca tituj të turpshëm që nuk më lejon etika t’i përmend..
.

Sot shohim shumë pak shtëpi librash dhe shumë shtëpi tallavash. Të rinjtë enden me orë të tëra nëpër lokalet me hip hop e tallava deri sa shkon ora e gjumit.

Kam një thirrje: “Këto lokalet lounge të organizojnë takime letrare një herë në javë ku të diskutohet një libër…. ”
Besoj do jetë interesante të mblidhet një pakicë me vlera që të ndikojë më tej tek të tjerët…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej