Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ishin shumë gjëra për të cilat desha të të kërkoja të falur, kur të ktheheshe nga lufta, por ti nuk u ktheve…

Nga Media 0

Kujtoj ditën kur të mora hua makinën dhe ta dëmtova, të kujtohet, apo jo? Thashë se do më vrisje, por ti nuk e bëre. Kujtoj atë ditë që ngulmova të shkojmë në plazh, ndërsa ti më kundërshtoje, se dukej që do të binte shi, dhe ra shi, apo jo? Tashë se do më bërtisje: “Të pata thënë!”, por ti nuk e bëre.

Kujtoj atë ditë kur u përdridhesha të gjithëve për të të bërë xheloz dhe ti u bëre xheloz, të kujtohet, apo jo? Thashë se do të më lije, por ti nuk e bëre.

A të kujtohet atëherë kur përmbysa nga inati tortën në tapetin e makinës tënde? Thashë se do të më rrihje, por ti as këtë nuk e bëre. Kujtoj atë natë që harrova të të them se në pritje duhej shkuar me veshje serioze dhe ti erdhe i veshur me xhins, a të kujtohet?

Thashë se do të me ndëshkoje, por ti nuk e bërëe. Po, janë kaq shumë gjëra që ti nuk i bëre! Sepse kishe durim me mua,më dashuroje dhe më mbroje. Ishin shumë gjëra për të cilat desha të të kërkoja të falur, kur të ktheheshe nga Vietnami! Por ti nuk u ktheve…

(Fragment nga libri “Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh”, i autorit Leo Buscaglia)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej