Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Ish-oficerët e Sigurimit sot në Polici, janë pa arsim të lartë

Nga Media 0

Nga Kastriot Dervishi

Një debat në largësi ka nisur midis opozitës dhe Autoritetit të “hapjes së dosjeve” në lidhje me “sigurimsat” që gjenden në radhët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në kuadër të procesit të vetingut. Opozita flet në përgjithësi për sigurimsa (duke nënkuptuar kuadrin oficer dhe bashkëpunëtorët, ndërsa Autoriteti flet qartësisht për vetëm për bashkëpunëtorë.
Kërkesa i duhej drejtuar Policisë, me objekt verifikimin dhe largimin nga radhët e saj të oficerëve të Sigurimit, për papërshtatshmëri arsimore dhe jo një institucioni që nuk duhet ta njohë fare dhe që për më tepër nuk ka të dhëna. Gjithnjë Policia ka pasur të dhëna për arsimin e kuadrit oficer të saj (nga dosjet e personelit, shih një rast bashkëlidhur), madje i ka edhe elektronikisht ato. Policia nuk mund të kërkojë të dhëna për një informacion që e ka të plota, te një institucion që nuk ka fare të dhëna.

Në vitet 1992-1997 u bë një reformë e thellë që largoi nga puna 98% të trupës së oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Pas vitit 1997, e gjithë trupa e persekutorëve ish oficerë Sigurimi u emërua u në SHIK, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Gardën e Republikës, SHKB, etj. Disa prej tyre u larguan në vitet vijuese, por dukuri njohu kthim prapa në vitin 2013, teksa i njëjti kontingjent vërshoi përsëri në funksione shtetërore. Madje drejtori i SHKB-së u emërua pikërisht një oficer Sigurimi. Largimi i tyre nga funksionet shtetërore është veprimi më i lehtë administrativ dhe më i thjeshtë që duhet ndërmarrë, pa qenë nevoja fare për dërgime shkresash andej këndej. Asnjëri prej tyre nuk ka arsim policor, pra janë individë me shkollë të mesme, se ajo e Sigurimit nuk është e përshtatshme për rendin e sotëm. Kësisoj, menjëherë, njësitë e personelit të Policisë që i kanë të dhënat 100%% bëjnë verifikimin dhe për një javë, e gjithë trupa e këtyre oficerëve nxirret në lirim për papërputhshmëri të arsimit.

Ligji nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, në nenin 3 të tij ka përcaktuar se “anëtar”, “bashkëpunëtor” dhe “i favorizuar” ka të njëjtin kuptim sipas përcaktimeve të bërë në ligjin e Autoritetit. D.m.th. nuk specifikohet fare fjala “oficer i Sigurimit”, apo se çfarë quhet “anëtar”. Ndërsa “i favorizuari” nuk ekziston gjëkundi dhe është veçse një nga fantazitë e atyre që kanë miratuar këtë ligj krejt të kotë e të panevojshëm. Sipas kësaj pike, ish oficerët e Sigurimit, do vijojnë me sukses të hanë bukën e shtetit në strukturat e tij. Ndërsa ju o të përndjekur, kënaquni me ndonjë koncert, ekspozitë apo xhiron me ndonjë në “Zis”.
Në nenin 37 të ligjit të mësipërm, bashkëpunimi për kontrollin e figurës, parashikohet roli i Autoritet “për hapjen e dosjeve”, i cili jo vetëm nuk e quan objekt të punës së tij të merret me oficerët e Sigurimit të Shtetit, por përkundrazi. Autoriteti nuk zotëron ndonjë bazë të dhënash për oficerët e Sigurimit që janë efektivë në punë (sepse dosjet e personelit i kanë qendrat e punës ku ato janë). Pra Autoriteti do përgjigjet vetëm nëse i kërkuari (ish oficer Sigurimi, hahaha) ka qenë bashkëpunëtor ose jo i Sigurimit (se i “favorizuar” nuk është askush). Autoriteti do lexojë regjistrin e agjenturës dhe do na thotë që ish oficerët e Sigurimit që janë sot drejtorë, zëvendësdrejtorë, shefa, në polici, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit (!!!!). Kjo estradë pra, do na “vërtetojë” pas një deti shkresash se punëtorët operativë të Sigurimit që drejtonin rrjetin sekret të Sigurimit, nuk kanë qenë vetë pjesë e rrjetit sekret (hahata dhe tralala tjetër). Pra, nuk kanë drejtuar vetveten.

Ajo që unë do dëshiroja të dëgjoja nga deputetët e opozitës është vetëm kërkesa për shkrirjen sa më parë e një institucioni të panevojshëm si Autoriteti, i formuar në kundërshtim me ligjin e arkivave në fuqi (të cilin po orvaten ta ndryshojnë këto kohë me lloj-lloj variantesh të tjera thellësisht të paligjshme), prej të cilit u fut koncepti i rrezikshëm antishtetëror se arkivat mund të trajtohen edhe jashtë rrjetit arkivor.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej